CROESO - Mirë se vini!

ABOUTPenceunant.jpg

Penceunant Isaf është një kafene e ngrohtë dhe miqësore për udhëtarë pa shumë pretendime, në shpatet e poshtme të Snowdonit, rreth njëqind metra nga Hoteli Royal Victoria, në Shtegun Llanberis.

Do të gjeni gjithmonë një mirëseardhje të ngrohtë dhe mundësinë për të takuar njerëz interesantë. Ne shërbejmë çaj dhe kafe, musht molle, verë, çokollatë të ngrohtë dhe një përzgjedhje të birrave vendëse.

Ofrojmë një zgjedhje të kufizuar ushqimesh, por ju jeni të mirëpritur të sillni ushqimet tuaja në kafene për t’i shoqëruar me çajin tuaj.

Vini re! Ne nuk jemi qendër e kafenesë dhe e vizitorëve në Majën e Snoëdonit.

SC_View.jpg

Rreth Snowdonit

Snowdon-"Yr Wyddfa" në gjuhën e Uellsit  është mali më i lartë në Uells në 1085 metra mbi nivelin e detit.  Njihet si mali më i populluar në Britani  dhe nëse vizitoni Penceunant Isaf në kulmin e sezonit, do ta shihni se është e vërtetë.

Shtigjet kryesore janë si më poshtë në drejtim të akrepave të orës, duke filluar nga Llanberis:

Shtegu Llanberis

Kjo është rruga më e gjatë, por konsiderohet më e lehta sepse pjerrtësia në pjesën më të madhe është mjaft e cekët.

Pista Pig

Pista e Pyg fillon në parkun e makinave Pen-y-Pass dhe ngjitet sipër Bëlch y Moch (Pass's Pig) në anën lindore të Crib Goch.

Pista e Minatorëve

Kjo gjithashtu fillon në parkun e makinave në Pen-y-Pass dhe është rruga më e popullarizuar në majën e Snowdonit.

Shtegu Watkin

Ky vlerësohet si më i kërkuari nga shtigjet deri në majë.

Shtegu Rhyd Ddu Path

Në disa raste ky quhet dhe Shtegu Beddgelert. Nis nga fshati Rhyd Ddu.

Shtegu Snowdon Ranger

Shtegu Snowdon Ranger fillon nga A4085, në një hostel pranë Llyn Cëellyn, afër Stacionit hekurudhor Snowdon Ranger.

Snowdon me Tren

Hekurudha Mountain Snowdon  e ndërtuar në vitin 1894 nuk është vetëm një mjet për të arritur në majën e Snowdonit, por është një tërheqje turistike e veçantë.

Në Majë

Ndërtesa e parë në majë të Snowdonit u ndërtua në vitin 1838. Një stacion dhe kafene e re u ndërtua në mesin e viteve 30-të nga Sir Clough Ëilliams-Ellis, krijuesi i fshatit Italian në Portmeirion.  Kjo ndërtesë u zëvendësua në vitin 2006 me ndërtesën e veshur me pllaka Hafod Eryri që shohim sot.

Vini re!  Objektet në majë të Snowdon NUK janë të hapura gjatë gjithë vitit, dhe kafeneja e vogël në Halfway House është e hapur gjatë sezonit dhe nganjëherë në fundjavë jashtë sezonit. Shtëpia e Cajit Pentunant Isaf është e hapur në 365 ditë të vitit.

SC_Rail.jpg

Si arrihet deri këtu

Me autobus

Ekziston një shërbim i mirë lokal i autobusëve nga Llanberis në Caernarfon, Bangor, dhe Betës-y-Coed përmes Capel Curig. Ekziston gjithashtu një linjë autobusësh Sherpa që kryen shërbime rreth Snowdonit, duke përshkuar secilin prej shtigjeve kryesore.

Me Tren

Ka trena të rregullt të linjës kryesore nga Londra, Midlands dhe Veri-Perëndimi i Anglisë përgjatë bregdetit të Uellsit të Veriut, deri në Bangor dhe më pas në Anglesey, duke përfunduar në Holyhead për tragetin për në Irlandë.

Përveç Hekurudhës Malore Snowdon e cila i çon njerëzit në majë të Snowdonit, ekziston një hekurudhë më e vogël - Hekurudha e Liqenit Llyn Padarn Llanberis, e cila ju merr nga afër Hotelit Victoria në Llanberis dhe përshkon të gjithë Muzeun Slate dhe më pas Llyn Padarn. Hekurudha Ëelsh Highland shkon nga Caernarfon, poshtë për në Beddgelert me ndalesa për disa nga shtigjet në anën perëndimore të Snowdonit dhe për në Porthmadog, ku mund të marrësh hekurudhën Ffestiniog e cila përfundon udhëtimin e saj në Blaenau Ffestiniog. Me një planifikim të vogël, mund të arrini një udhëtim përrallor nga Caernarfon në Porthmadog, deri në Blaenau Ffestiniog dhe deri në vijën kryesore të kryqëzimit  Llandudno, duke përfunduar rrethin me autobus përsëri në Caernarfon.

ICE2.jpg

Moti  

Moti në Snowdon ndryshon nga muaji në muaj, nga dita në ditë, nga  ora në orë dhe minuta në minutë. Nëse jeni duke planifikuar të ecni është më mirë të njihni parashikimin e saktë të cilin do ta gjeni në websiten e Met Office, ose të varur jashtë Pafenit Kafe në tabelën e njoftimeve, si një gjest mirësjellje nga Parku Kombëtar dhe Shërbimi Metereologjik..

Mos harroni se temperaturat në Majë mund të jenë dukshëm më të ulëta se në fshat, ndaj duhet të përgatiteni për më të keqen.

SC_Ice.jpg

Siguria në mal

Malet e Snowdonias janë një vend i shkëlqyeshëm për të ecur, por është e rëndësishme që të përgatiteni mirë përpara se të niseni.

Kontrolloni gjithmonë parashikimin e motit dhe mbani mend se moti në majë të maleve ndryshon shumë shpejt.

Pavarësisht nëse jeni duke ecur vetëm ose me një grup, gjithmonë duhet të mbani disa pajisje themelore të gjitha lehtësisht të disponueshme në dyqanet rreth maleve.

Shumë prej shtigjeve janë të pjerrëta, kështu që një palë çizme të mira janë thelbësore sigurisht që nuk mund të përdorni shapka apo këpucë të lehta.

Konsideroni të merrni një hartë dhe busull, një mushama shiu, pantallona të gjera, rroba të ngrohta, ushqim të paketuar dhe ujë.

Disa veshje të holla  janë më të mira se një e trashë,

Për shëtitje më të gjata, ju mund të keni nevojë për një pije të nxehtë, bilbil, një elektrik dore me bateri dhe llambë rezervë, një kapuç dhe doreza, kurse  në dimër kapele, krem dielli dhe syze dielli.

Shumë njerëz udhëtojnë në terrene  të ashpra malore dhe ka shumë nga ato në Snoëdon, madje edhe në shtigjet më të buta. Kështu që një çantë e vogël e ndihmës së parë është një ide e shkëlqyeshme.

Sigurohuni që e dini rrugën,  jo vetëm në ngjitje të malit, por dhe në zbritje. Nëse zbrisni në rrugë të ndryshme sigurohuni që e dini se si do të ktheheni në makinën ose hotelin tuaj. Ka autobusë të rregullt rreth malit, por ato nuk kalojnë natën.

Mundohuni ta njoftoni një mik të dijë planet tuaja dhe të kontrollojë kthimin tuaj.

Disa pjesë të maleve nuk kanë asnjë sinjal telefonik që do të thotë GPS mund të mos punojë!

Dhe mos harroni aparatin fotografik!